DY FJALË PËR ATENTATET POLITIKE

Një ish oficer i lartë i një agjencie të rëndësishme spiunazhi, ka hedhur këto ditë në opinion një serë rrëfimesh për atentatet dhe metodat e likuidimit të shumë personaliteteve publike nëpër vende të ndryshme të botës, i cili thotë mes tjerash se, shërbimet sekrete përdorin edhe metoda nga më të pazakontat për likuidimin e njerëzve, kundërshtarëve të hapur të ndonjë regjimi, përfshirë edhe helmet për shkaktimin e atakut në zemër apo atkut në tru, si dhe të tumorëve dhe kancerit në trup. Ai bën të ditur se injektimi i një tumori, apo kanceri tek këta persona është njëra nga metodat më të preferuara të luftës speciale, përveç atentateve klasike me armë zjarri, armë të ftohta, me eksploziv, ose montimi i një aksidenti në komunkacion.

Ky ish agjent me përvojë gjithashtu rrëfen për vrasjen e shumë politikanëve, diplomatëve, shkencëtarëve, studiuesve, gazetarëve, por edhe artistëve, idetë, veprimet dhe ndikimet e të cilëve “përbëjnë kërcënim për interesat e një shteti apo regjimi”.
Paramendoni si ka qenë gjendja gjatë regjimit komunist dhe si është sot, sidomos në shtetet e rajonit tonë, me theks të veçantë veprimtaria e agjenturave të huaj mbi shqiptarët.

Për shkaqe humane, që të mos i lëndojmë anëtarët e familjeve dhe të afërmit të tyre, nuk do të përmendim kësaj radhe asnjë emër personaliteti, për të cilët dyshohet se kanë qenë cak i këtyre formave të atentateve ndër ne (sidomos të atentateve përmes helmimit), por kjo listë sigurisht që është tepër e gjatë dhe përfshin liderë politikë, diplomatë, ushtarakë, veprimtarë, profesorë universitetesh, studiues, shkrimtarë, gazetarë etj.

(2 korrik 2019)/Abdulla Mehmeti

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close