Zvicra hap kufirin me Italinë më 6 korrik

ATSH-DPA/ – Zvicra do të heqë kufizimet e udhëtimit me Italinë fqinje dhe të gjitha vendet e tjera në zonën e lëvizjes së lirë të Shengenit në Europë duke filluar nga 6 korriku, njoftoi sot qeveria.

Kufijtë me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë është vendosur tashmë të rihapen më 15 qershor.

“Për shkak të numrit të ulët të infektimeve të reja me COVID-19 në Zvicër, kompanitë zvicerane do të lejohen të punësojnë personel të nevojshëm urgjent nga vendet e tjera europiane nga 8 qershori”, tha ministrja e Drejtësisë dhe e Policisë, Karin Keller-Sutter, në një konferencë për shtyp në Bernë.

Zvicra, e cila ndan kufirin me rajonin më të prekur italian, Lombardinë, ka regjistruar afro 30 800 raste infektimi dhe më shumë se 1 600 vdekje të lidhura me COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close