Oneweb kërkon autorizim për lëshimin e 48 000 satelitëve

ATSH-AFP/ – Operatori i satelitëve “OneWeb”, që epidemia e koronavirusit e detyroi të shpallte falimentimin në fund të marsit, njoftoi sot se kishte kërkuar autorizim për të mundur të lëshonte deri në 48 000 satelitë telekomunikacioni.

“Kompania ka paraqitur një kërkesë për modifikim në Komisionin Federal amerikan të Komunikacioneve (FCC) për të rritur numrin e satelitëve të konstelacionit të tij deri në 48 000”, theksoi ajo në një komunikatë.

“Ky grup OneWeb më i madh do të mundësojë një fleksibilitet shumë më të madh për t’iu përgjigjur kërkesave të lidhjeve globale”, deklaroi kompania.

OneWeb disponon aktualisht autorizime frekuencash për 720 satelitë dhe ka depozituar këto vitet e fundit disa kërkesa tek FCC për të mundësuar rritjen e numrit.

Vendosja e konstelacionit të tij në orbitë të ulët, që synon sigurimin e një interneti me brez të gjerë në të gjithë botën, duhet të numërojë 648 satelitë në një fazë të parë, nga të cilat 74 tashmë janë në orbitë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close