Lidhja Demokratike:Seanca e jashtëzakonshme të mbahet të mërkuren

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë për votimin e Qeverisë, pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

(E plotësuar) Gashi njoftoi se të mërkurën do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re. Ai tha se i kanë numrat për votimin e Qeverisë, prandaj edhe kanë bërë kërkesë për seancë.

“Pas marrjes se aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në ora 11:00. Presim që të mërkurën të kemi Qeverinë e re”.

“Ne si parti paraprakisht të njoftohen partnerët e koalicionit e jo përmes video-mesazheve. Kemi ftuar seancë normalisht kemi të garantuar edhe formimin e Qeverisë. Kërkesa e dorëzuar me 61 deputetë nënshkrues ku presim që do të jenë 64 deri në 65 vota”.

Më tej, Gashi tha se mbetët që të martën Kryesia e LDK-se të vendos për emrat e ministrave të ri.

Ndër të tjera, ai potencoi se nuk e kanë paraparë pozitën e presidentit. Ai tha se ka mundësi që edhe AKR-ja të jetë pjesë e Qeverisë, transmeton E.O.

“Në 16:30 mblidhet Kryesia dhe do të dalim me emrat e ministrave. Sa i përket marrëveshjes me Listën Serbe këtë do ta publikojë kryeministri i ardhshëm pasi asnjë marrëveshje deri me tani nuk është publikuar”.

“Me VV-në kemi pasur një qasje me një skenar 4+4, kurse në këtë skenar nuk është paraparë posti i presidentit”, tha ai.

Përderisa kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.

Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK-së.

Gjatë ditës Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit, për krijimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të Kurtit.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close