Kanë rifilluar fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës,sot pritet të realizohen 34 fluturime

Ditën e sotme ka rifilluar operimi i plotë i fluturimeve të rregullta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Vetëm sot do të realizohen 34 fluturime, ku 17 janë në arritje dhe 17 fluturime në shkuarje.

Zëdhënësi i ANP “Adem Jashari” Bujar Gashi, tha se i kanë ndërmarrë të gjitha masat për të rifilluar fluturimet.

Të gjithë udhëtarët që do të udhëtojnë nga ky aeroport në hyrje duhet të tregojnë biletën, e që pastaj do të kalojnë përmes tunelit dezinfektues dhe më pas do t’u matet temperatura. Pasi të kalojnë këtë mund të futen në hapësirat e aeroportit.

Në brendësi të aeroportit janë vendosur shenjat për mbajtje të distancës, si dhe dezinfektues për duart.

Gashi tha se nga qytetarët presin që t’i respektojnë të gjitha masat.

Gashi:Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga sot ka hapur dyert e saj

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga sot ka hapur dyert e saj, në fakt kemi qenë gjithmonë të hapur por shkaku i pandemisë kemi funksionuar me staf të reduktuar. Janë disa masa që i kemi ndërmarrë të rekomanduara nga ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, e që ne si aeroport dhe të gjithë udhëtarët duhet t’i aplikojnë ato. Që nga hyrja siç po shihet mbrapa udhëtari duhet të tregojë një biletë e cila është valide për ditën e sotme, duhet t’i matet temperatura dhe më pastaj të kalojë në kabinën dezinfektuese”, tha ai.

Ai tha se qytetarët gjatë gjithë qëndrimit në hapësirat e aeroportit duhet të bartin maska.

Gashi: Sot gjatë gjithë ditës kemi rreth 34 fluturime

“Sot gjatë gjithë ditës kemi rreth 34 fluturime, do të thotë është 17 janë në arritje dhe 17 do të shkojnë…Kjo është e domosdoshme, secili që nuk i përmbahet këtyre masave nuk do të lejohet të hyjë edhe në terminal, gjë që është e pranueshme për secilin dhe deri më tani gjithçka ka vajtur mirë”, tha ai.

Masat që janë ndërmarrë nga ANP “Adem Jashari”, qytetarët që udhëtonin sot i shihnin si të domosdoshme.

Dionis Canziba, sot po udhëtonte nga Prishtina për në Basel, e që masat e ndërmarra i sheh si të mira për mbrojtje të jetës së qytetarëve.

Canziba: Masat janë të mira, mendoj që kanë bërë mirë me këtë dezinfektimin

“Unë udhëtoj për Basel dhe masat janë të mira, mendoj që kanë bërë mirë me këtë dezinfektimin që është duke u bërë para se me hy. Është duke u respektuar distanca dhe mendoj që është në nivel… Kam qëndruar tri javë, kam ardhur me veturë, po kthehem me aeroplan për shkak se pas tri jave do të kthehem prapë”, tha ai.

Edhe qytetarja Shyhrete Morina, sot udhëtonte nga Prishtina për në Zvicër, e që për të janë në rregull masat që janë ndërmarrë nga ANP “Adem Jashari”.

Morina: Shumë në rregull janë masat

“Për në Zvicër udhëtoj, shumë në rregull janë masat”, tha ajo.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, për më shumë se tre muaj nuk ka pasur fluturime për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria e vendit për mbrojtje nga COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close