Kryetarja e Kuvendit,Osmani:Kërkohet vëmendje urgjente e qeverisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Në një postim në Twityter, ajo ka thënë se Kosova ka ‘rrëshqitur’ nga lista e rrëfimeve të suksesshme në mposhtjen e Covid-19, duke i ngjitur në listën botërore edhe për tri vende për raste të reja shtesë.

“Rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”, ka shkruar Osmani.

Kosova deri më tash ka regjistruar 2590 raste me COVID-19, ndërkohë që në këtë bilanc rastet e reja janë rritur me të madhe gjatë qershorit, pas lehtësimit të masave anti-COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar rikthimin e masave të izolimit nëse vazhdon trendi në rritje i rasteve të reja të infeksionit që ka prekur pothuajse gjithë botën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close