DRITA E VENDLINDJES

-episod-
Një familje bolenase (nga fshati Bolenë i Lumit të Vlorës), pas ardhjes së Demokracisë, (1990), emigroi në Australi. Kishin edhe djalin e tyre të vogël. Djali po rritej atje, larg vendlindjes së dashur, Bolenës. Shpesh e më shpesh e dëgjonte nga prindërit këtë emër vogëlushi, dhe s’e ndante nga goja edhe vetë. Ishte për ‘të diçka e ndritshme e krenare.
Pas disa vitesh, në shtëpinë e tyre erdhën për vizitë disa shqiptarë. Era e kurbetit i kishte hedhur edhe ata atje në kontinentin e largët. Pas bisedave me prindërit, ata iu drejtuan edhe vogëlushit:
-Nga je?- i tha njëri prej tyre.
-Nga Bolena,- iu përgjigj ky.
… -Po thuaj nga Evropa, të paktën,- i tha mysafiri.- Se këtu jemi në Australi.
-Jo, jo, nga Bolena,- i tha djali.
Miqtë buzëqeshën.
Një tjetër e pyeti:
-Po thuaj nga Shqipëria!
-Nga Bolena!- këmbënguli djali, me sytë si të zogut.
Miku tjetër:
-Po thuaj nga Vlora!
-Jo, nga Bolena,- tingëlloi zërin e ëmbël vogëlushi…

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close