Maqedonia e Veriut shpall ”persona non grata” një diplomat rus

ATSH-MIA/ – Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka shpallur një diplomat të ambasadës ruse në Maqedoninë e Veriut ”persona non grata”.

”Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në bazë të nenit 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike, vendosi të shpallë një diplomat të ambasadës së Federatës Ruse si ‘persona non grata’ në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më 14 maj 2021, në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori i Federatës Ruse dhe me këtë rast i është dorëzuar nota e protestës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close