Ajo shkoi pas dritës së Luciferit *Poezi

Syri që më ndizte flakën
Me vështrimin lajkatar
Ma dha guximin e një të marri
Që do të luaj me zjarr

Shekujt mashkullorë
Humbën durimin
Nuk prisja dot as një orë
Doja ta shijoja edhe me dorë

“Më ke kuptuar keq
Nuk jam engjëll
Jam dreq”
Tha ajo dhe iku drejt dritës së Luciferit

/XHELIL ARIFI 28 maj


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close