“Kodra e Kalasë” në Blinisht të Mirditës.

Fortifikimi është ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me pozitë të rëndësishme strategjike në veri-perëndim të lumit të Fanit të Vogël, ku ka kaluar rruga e hershme që ka lidhur Lezhën me Prizrenin dhe trevat e tjera lindore. Fortifikimin tradita vendase e lidh me familjen fisnike arbërore të Blinishtëve (shek. XIII-XIV).
Sipas albanologut Theodor Ippen, në “Mbretëri e Shqipërisë, 1267-1373”, botuar në “Dituria” në vitin 1928: Zotërimet fillestare të Blinishtëve shtriheshin në vendshtrirjen e krahinës së Mirditës.
Ndërsa sipas albanologut Milan Sufflay, në librin “Situata e kishës në Shqipërinë paraturke. Zona e depërtimit ortodoks në ‘digen’ katolike”: Blinishti i Mirditës ishte qendra e kësaj familje fisnike. Sufflay, përmend edhe një kështjellë të Blinishtëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close