#Dëshmi për Vojvodët shqiptar në Maqedoni dhe trashëgëmia për të cilën luftonin ata

Shqiptarët duhet t’a njohin historinë e tyre që të mos mashtrohen nga propagandat dhe mashtrimet e qarqeve antishqiptare që vijnë kryesisht nga lindja!

Kjo propagandë synon që shqiptarët t’i privojë nga e drejta për të njohur historinë e tyre me këtë edhe kërkesat për të qenë trashëgues të kulturës dhe i objekteve kristiane duke i kufizuar vetëm në xhepat territoriale të islamizuara në tërësinë arbnore që ishte e shpërndarë shumë më gjerë në Ballkan.

Historia e shqiptarëve që krijojnë shtete nëpër Ballkan,nuk është vetëm bardh e zi e që rrudhet në Shqipërinë e vitit 1912!
Shqiptarët i gjen kudo,sepse ata ishin kudo në trojet e tyre shekullore që ia tjetërsuan të tjerët.

Mos u habisni kur shihni shqiptarë me plis të bardhë, me shumicë, në pamjet e fotove të vjetra të manastireve ortodokse në Kosovë!Vojvodë me veshje shqiptare e plis të bardhë që luftojnë radhëve të çetnikëve në Serbi!Ata edhe mbretërit i kishin nga kelmendasit.E kujtoni princin pavle me veshje kombëtare shqiptare!?

Sepse ata nuk ishin vetëm aty.Ishin edhe në Mal të Zi.Ishin dhe janë edhe në atë që sot quhet Maqedoni Veriore.Ishin shqiptar ortodoks.

Edhe ky që po shihni në foto quhet Sterjo Postalina- (ilindenski vojvoda) dhe ka qenë vojvodë Ilindeni nga një kryengritje kundër okupimit osman që në fakt e kanë bërë shqiptarët ortodoks të asaj që sot quhet Maqedoni e që është tjetërsuar dhe përvetësar nga të tjerët;Bullgarët,dhe ata që sot flasin sllavisht!

Edhe udhëheqësin e kishin një person që quhej Pito Guri e të cilin maqedonët e quajnë Pito Guli.

Edhe kjo foto tregon më mirë se një mijë fjalë kush ishin ata që bënë kryengritjen kundër osmane atje e atë kohë.

Ka shumë pamje e fakte e artifakte që presin dritën për të dëshmuar se trojet shqiptare ishin gjithandej dhe e kaluara u takon vetëm shqiptarëve.

/Xhelil Arfifi 20 gusht 2020 – Gjilan


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close