Fusha e madhe, apo Godeni i madh,me natyrë panoramike por i zbrazur !


Fusha e madhe, apo Godeni i madh,katun malësie Karadaku që kufizohet në largësi fare të afërt me Stubllën e Epërme dhe i cili,përveq një fshatari që i është kthyer dhe bënë bisnesin e tijë,ka ngelur pa banorët e tijë të cilët e kanë braktisur,dhe janë vendosur në vendbanime më të mëdha,si Zhegra,Vitia,Gjilani…Dhe e tëra ka ndodhur për shkak të mungesës së infrastrukturës,sidomos asajë rrugore dhe vëdshtërsisë për furnizim me ujë të pishëm!

12144730_1684130158491210_5277497376536920834_n1513828_1684130111824548_3742016346562835152_n

Tashmë së voni,pas shpërnguljes së banorëve është marrë iniciativa dhe është bërë udha e kalueshme më lehtë ,dhe kjo duke iu falemnderuar angazhimit të banorëve dhe posaqërisht insistimit të Niaziut si dhe Sokolit të cilët nuk iu kanë larguar dyerve të zyrave komunale derisa është vendosur që të pakten të hapet dhe të përshtatet më mirë udha për qarkullim.Ishte në gjendje të mirë dhe e kalueshme por jo e asfaltuar.

12096543_1684130191824540_6847737334752108573_n12108119_1684130231824536_124622452704460315_n

Është vendbanim i pa banorë por jo i braktisur sepse banorët e shpërngulur nga aty shpesh e vizitojnë e mirëmbajnë dhe kanë plane për të ardhmen.I vendosur majë Kodre të lartë,me shtëpi me ndërtim tipik shqiptarë,e të vjetra që shkojnë deri në 100 vjet e të cilat akoma jo vetë se qëndrojnë por edhe janë në gjendje të mirë.Është për tu theksuar pamja panoramike për rreth këtijë katundi edhe kur shikohet nga vetë katundi e edhe kur soditet nga anash!

12107056_1684129375157955_107987783496390703_n12118925_1684129831824576_1181218137920889286_n

Janë të bukura pamjet,me fusha pingule që lëshohen nga katundi e poshtë,dhe kanë pamje impozante dhe të dëlirë.E tërë natyra për rreth është e bukur me të tërë toponiminë tipike ,shqiptarçe dhe me koloritin natyrorë të gjetheve,të pemëve e drunjëve,e lisave e sidomos në një ditë fillim vjeshte kur natyra fillon e merr ngjyrë të ngrohtë.
Është vetëm një vendbanim në vend dhe natyrë të bukur por që për fat të keq lënë vetëm!

12119183_1684129271824632_1450319329453775871_n12140799_1684130035157889_8366650211399029615_n12140578_1684129735157919_4167894610534113160_n12112182_1684129508491275_603851461881159198_n

/Nga Xhelil Arifi /Proinformacion.com

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close