Ali Dino,poeti çam që ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Grekë”!!

Ali Dino , i njohur gjithashtu si Ali Dino Beu 1890-1938) ishte një karikaturist shqiptar dhe Anëtar i Parlamentit Grek.
Biografia

Dino lindi në Chios, [1] [2] në krahinën (Vilajetin) e Archipelago ,në atë kohë nën Perandorinë Osmane në 1890, nga Rasih Dino. Ai ishte nip i Abedin Dinos, një nga kontribuesit kryesorë të pavarësisë shqiptare. Ai u bë një nga karikaturistët më të njohur në Greqi dhe u zgjodh në Parlamentin Grek dy herë për prefekturën e Prevezës. [3] Dino ishte themeluesi i Partisë së Çamërisë, që përfaqësonte komunitetin lokal shqiptar Çam [3] si dhe të shoqatës për Miqësi Greko-Shqiptare. Vdiq në Athinë, Greqi, në vitin 1938. kështu shkruan në Wiki.

Dhe jo vetëm kaq.Në librin “2000 kuriozitete” shkruan se Ali Dino ishte një poet çam të cilin si të tillë e vlerësonte lart edhe shkrimtari i madh bengalez ,Rabindranath Tagore.

Po aty thuhet se Dino ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Grekë”!!

Një poet shqiptar ,kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Grekë”!??Jo,ai ishte kryetar i shumicës që flisnin e shkruanin arvanitçe,por që më vonë u tjetërsuan si “grekë”.

Greqia është krijesë artificiale e vonë e krijuar në dëm të arvanitasve arbënorë.Prandaj këto “anomali” në të dhënat historike të cilat në mënyrë brutale shpërfaqin realitetin e kohës të cilin ua mohojnë shqiptarëve!

Xhelil Arifi 08 qershor


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close