Katër ndeshjet që do të zhvillohen sot në kuadër të Euro 2020

Euro 2020 vijon sot me një agjendë më të ngjeshur pasi do të zhvillohen katër ndeshje interesante të raundit të tretë dhe të fundit në grupet B dhe C.

Nga ora 18:00, në Grupin C do të ballafaqohen Maqedonia Veriore me Holandën dhe Ukraina me Austrinë, përcjellë KosovaPress.

Holanda ka siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme, ndërsa Maqedonia Veriore nuk ka gjasa pas renditet e fundit në grup pa asnjë pikë. Andaj, Austria dhe Ukraina do ta luajnë sfidën direkte për vendin e dytë pasi të dyja skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para.

Ndërsa nga ora 21:00, Grupi B sjell ndeshjet tjera shumë interesante: Finlandë-Belgjikë dhe Rusi-Danimarkë.

Ky grup kryesohet nga Belgjika me gjashtë pikë, e ndjekur nga Rusia me tri po aq sa ka edhe Finlanda, ndërsa Danimarka pozicionohet e fundi pa asnjë pikë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close