Kalo: Mos hezitoni të vaksinoheni, “gripi i verës’ të njëjtat simptoma me variantin e ri të COVID

ATSH/- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo bën të ditur se ‘gripi i verës’ apo ethet 3-5 ditore, është një virozë e cila ka shenja klinike thuajse të njëjta me shfaqjet te varianti Delta, si temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkëshoqëruara me të përziera ose dhe të vjella e heqje barku, por pa çrregullime të shijes ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19”.

Në mesin e të sëmurëve me këto simptoma, mjeku infeksionist shprehet se edhe në Shqipëri mund të ketë të infektuar me variantin e COVID, Delta, kryesisht shqiptarë që kanë ardhur për pushime nga vende ku ky variant i virusit është mjaft i përhapur.

Kalo bën thirrje që këto persona të vetëndërgjegjësohen dhe të vetëizolohen deri në sqarimin e shkakut të gjendjes së tyre klinike.

Po ashtu mjeku shton se qytetarët të mos hezitojnë që të vaksinohen, që të ulin sa të jetë e mundshme numrin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19.

“Rikujtesë për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shenja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkëshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarre, por pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV. Në mesin e të sëmurëve me shenjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vënde ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Spanjë, Gjermani, etj…. Këta persona duhet të jenë shumë lart të vetndërgjegjësuar për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjendjes së tyre klinike…..Po ashtu edhe personeli i Qendrave Mjekësore në zonat e pushimeve dhe jo vetëm, duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike ndaj të sëmurëve me shenjat e mësipërme që ata/ato vizitojnë”, apelon mjeku Kalo.

Në ndërkohë kur dhe ku është e mundur të mos hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundshme numrin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..”Flama mbarëbotërore” nuk është shuar apo mposhtur plotësisht, edhe pse “pjesa më dramatike” e kësaj pandemie është luajtur tashmë, dhe vetëkujdesja dhe kujdesja ndaj atyre që gjallojnë pranë nesh nuk duhet nënvlerësuar….Ne mantelbardhët dhe i gjithë personeli tjetër shëndetësor jemi aty ku duhet të jemi, në vijën e parë të përballjes me Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19 që me Punën, Profesionalizmin, Përkushtimin dhe Përkujdesjen tonë, t’ju vimë në ndihmë nëse JU do të prekeni nga një……Together forever!’”, thekson Kalo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close