100 intelektualë të njohur letër presidentit Biden: Hiq embargon ndaj Kubës

ATSH-ANSA/ – ”Let Cuba live” (”Ta lëmë Kubën të jetojë”) është titulli i një letre-manifest nënshkruar nga 100 intelektualë dhe personalitete nga bota amerikane e politikës dhe argëtimit për presidentin Biden, në një përpjekje për heqjen e embargos ndaj vendit komunist.

Letra kërkon që presidenti amerikan Joe Biden të heqë njëherë e përgjithmonë të gjithë embargon amerikane, i nisur nga SHBA që kundër regjimit të Castros, në 1962.

Emrat e spikatur nisin me Noam Chomsky, kreun e së majtës radikale amerikane, aktoren dhe aktivisten, Susan Sarandon, Jane Fonda, Oliver Stone, ish-presidenti brazilian Luis Inacio Lula dhe udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn.

Apeli i drejtohet kreut të Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar menjëherë një dekret për anulimin e sanksione të mëtejshme të vendosura nga paraardhësi Donald Trump ndaj kubanëve, të gjunjëzuar edhe nga pandemia.

“Nuk ka më asnjë arsye për të mbajtur politika të lidhura në Luftën e Ftohtë”, thuhet në letrën në të cilën është ftuar Biden për të vazhduar në rrugën e dialogut me Kubën, rrugë e filluar nga ish-presidenti Barack Obama dhe kishte si synim përfundimtar pikërisht heqjen e embargos ekonomike dhe financiare.

Një embargo që përcaktohet ”e pamoralshme, e paarsyeshme, veçanërisht në një periudhë pandemike”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close