Nexhmedin Spahiu, përfaqësues i mentalitetit të nënshtrimit të shqiptarëve!

-Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia,ka thanë Nexhmedin Spahiu.
Punë e madhe çfare ka thanë Spahiu!Por….

Nuk asht fajtor Spahiu.Janë fajtorë ata që për çdo ditë i japin hapësirën atij për të nxjerrë tan atë arsenal antikombëtar që posedon ai në kryet e tij të ngarkuar me mentalitetin e një të nënshtruari, i cili bie në dashuri me nënshtruesit e tij.

Ky mentaliteti se shqiptarët duhet t’u japin të gjithëve për t’i përmbushur orekset e të tjerëve ,na ka përcjellur në shekuj.Kështu na kanë edukuar të mëdhenjtë për tu ba në kohë edhe mentalitet i yni!

Këta spahitë e jeniçerëve të mbetur nuk janë vetëm.Këta kur folin për çeshtje kombëtare,nuk e kanë ndjenjen se po flasin për diçka të tyren,por se të huajen.Prandaj flasin kështu.

Nuk asht veç,ky i mjeri Nexha.Ky mentaliteti i viktimës që rri strukur duke pritur bishën e cila po nuk i dhamë diçka,do na kërcej në shpinë dhe do na coptojë na ka përcjellë në shekuj.

Mjerisht po vazhdon edhe sot,e kështu ka shkuar edhe në vitet e pasluftës së fundit të shqiptarëve për liri.

Kjo sjellje dhe ky mentalitet e ka “halitë” qyshë thotë populli edhe agresorin i cili e di se ti je futur në kurthin e bindjes se ;duhet të “japësh diçka”!

Shqiptarët nuk do ta fitojnë kurrë rehatinë duke u bërë pre e gjuetarëve përrreth,por duke luftuar si luaj i trembin edhe grabitësit që i sillen sikur hienat.

Xhelil Arifi 24 korrik


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close