NASA: Planetët endacakë më të shumtë nga sa pritej

ATSH-ANSA/ – Planetët endacakë, që enden në hapësirë ​​pa një yll referimi, janë më të shumtë nga sa pritej, sipas të dhënave më të fundit nga teleskopi hapësinor Kepler, gjuetari i NASA-s për botët aliene.

Analiza e sasisë të stërmadhe të të dhënave që teleskopi ka dërguar në Tokë gjatë jetës së tij funksionale, para se “të dilte në pension” në 2018, ka bërë të mundur zbulimin e katër planetëve të tjerë endacakë, me një masë të ngjashme me atë të Tokës, tregon studimi i botuar në Monthly Notices of the Royal Astronomical Society nga grupi i Universitetit britanik të Mançesterit i koordinuar nga Iain McDonald.

Të dhënat u mblodhën nga Kepler në 2016, gjatë një fushate dymujore vëzhgimi për të monitoruar një rajon afër qendrës së Rrugës së Qumështit, i mbushur me miliona yje.

“Sinjalet nga këta planetë endacakë janë jashtëzakonisht të vështira për t’u gjetur”, vëren McDonald.

Për ta bërë këtë, astronomët përshtatën aftësitë e teleskopit Kepler për të shfrytëzuar një efekt zmadhues të parashikuar nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit, i ashtuquajturi efekt i mikrolentizimit, që ndodh kur një planet kalon vijën e shikimit që lidh një vëzhgues dhe një yll në sfond.

Drita e yllit shfaqet përkohësisht më e ndritshme, me një rritje të shkëlqimit që mund të zgjasë nga disa orë në disa ditë.

Hipoteza e studiuesve është se këta planetë endacakë u formuan rreth një ylli mëmë dhe më pas u dëbuan nga tërheqja gravitacionale prej planetëve të tjerë më të rënda brenda të njëjtit sistem planetar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close