Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,takohet me hoxhallarët e Putinit

Më 6 korrik të këtij viti, në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në Fakultetin e Shkencave Islame, ka qëndruar për vizitë një delegacion nga Forumi Mysliman Evropian (EMF) i kryesuar nga kryetari i tij, Abdul-Wahed Niyazov,thuhet në lajmin që sjell Rel.

Forumi Mysliman Evropian, është organizatë që ka selinë në Bruksel, dhe është themeluar në tetor të vitit 2018.

Disa nga qëllimet e këtij Forumi, të cekura në faqen e tij të internetit janë: integrimi i migrantëve myslimanë në shoqërinë evropiane, ndihma në ndërtimin dhe zhvillimin e xhamive dhe qendrave kulturore islamike në vendet evropiane, organizimi i aktiviteteve që synojnë popullarizimin e trashëgimisë kulturore islame evropiane, zhvillimi i projekteve arsimore në internet për të arritur një audiencë më të gjerë nga të rinjtë myslimanë, zhvillimin e industrisë hallall në vendet evropiane, etj.

Drejtuesi i Forumit, Niyazov, kryeson gjithashtu Qendrën Kulturore Islamike të Moskës, një departament publik i këshillit zyrtar të myftiut rus dhe gjithashtu organ i lidhur me Kremlinin.

Në Federatën Ruse, Niyazov konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili prej vitit 1999 e deri në vitin 2003, ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumën ruse,thuhet në vazhdim në shkrimin në Radio Europa e Lirë https://www.evropaelire.org/a/ballkani-cak-forumit-mysliman-evropian/31374755.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=RFE-widget63878&utm_source=www.rtklive.com/&utm_content=widget

Dihet historikisht se Rusia dhe Serbia në bashkëpunim kanë sjellur në trojet shqiptare njerëz të shërbimeve sekrete të tyre për të ndikuar në bindjet fetare të shqiptarëve,sidomos në radikalizimin e tyre ,për ta përdorur pastaj këtë në arritjen e qëllimeve të tyre të errëta në shkombtarizimin e shqiptarëve.

Këto elemente të lidhura ngushtë me të tjera që vijnë nga Turqia e lindja janë në bashkëveprim për t’i nxjerrë shqiptarët nga binarët europian dhe për t’i sjellë ata përfundimisht nën ombrellen e ndikimit turko-sllav.

Kot mundohen të na shiten këta mullat e bIK-ut se nuk po ditkan gjë.Në Kosovën e paslufte veprimet e dyshimta nën ombrellen e një islamizmi radikal dhe politik ,mu në kohën kur Naim Ternava udhëheqë me këtë xhematë është shkaktuar dam i madh duke i nxjerrë shqiptarët si element destabilizues në kontinent.Edhe përkundër që njiheshin si të matur në punën e besimit fetarë./proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close