Serbet vajtojnë edhe sot se si mbeti Kosova pa turq

Shkruar nga Fahri Xharra

Oj mrekulli e mashtrimit, si ke ditur t`iu përshtatesh aq mirë e bukur serbëve? Si munden këta njerëz  “syrin me lot” e “ gojën plot vajë “ të vajtohen për diçka që ata e shkruajnë nuk është aspak e vërtetë ?

Të merresh me trillime serbe do durim dhe njohje të mirë të jetës në Kosovë.  Këtë që do e lexoni duke shkuar më poshtë e kanë lexuar me mijëra serb , turq dhe të huaj. Kemi edhe nga ne që  e kanë “ndarë “ dhembjen  me turqit e  “përvuajtur “ që duheshin të iknin nga Prishtina . Të “mjerët ata !”

Prishtinë 1948 ; “ Ashtu si artistët që ndërrohen në skenën e teatrit ashtu  edhe turqit e lodhur dhe rraskapitur iknin nga Prishtina duke iu lëshuar vendin shqiptarëve të etshëm për hakmarrje. Për vetëm disa vjet , 3-4 mijë turq u përzunë për Turqi, dhe në vendin e tyre erdhën shqiptarët (Šiptari ) të cilët nuk ishin kurrë banorë të Prishtinës.” A po iu duken fjalët e njëjta  me të shiturit në Kosovë ?

“ Në vitin e përmendur 1948 Prishtina i kishte 7-8 mijë banorë , gjysma e të cilëve ishin turq e gjysma tjetër serbë deri sa ndonjë shtëpi e shqiptarëve ishte tek-tuk andej pari dhe shumë e rrallë”- shkruajnë serbët

“Të shtyrë nga zullumi ( i shqiptarëve, pra) turqit iknin në Turqi ndaras apo në mënyrë kolektive. Pra pushteti komunist për një kohë të shkurtër e ndërroi popullatën ; dhe turqit në heshtjen e vdekjes natën , me shi e me bore iknin me tren drejt  Maqedonisë e pastaj për Turqi,”.
( Kjo ishte koha e dëbimit të shqiptarëve për në Turqi, koha e dhunës serbe ndaj nesh. )

Pastaj  vazhdohet ‘ Prishtina ishte një kasaba turke me 15 xhami’ dhe kështu zhdukej e humbej nga origjinaliteti. “ ( për skeptikët ja edhe në serbisht : “Albanci nisu bili kućne sluge Turaka ili Srba, nego su kao nadničari i napoličari obrađivali turska ili srpska imanja. Svaki stari Prištevac je imao nešto zemlje van grada, pošto je grad bio mali. Moja porodica je imala vinograd, dva kilometra van grada između Prištine i sela Matičane. Imali smo tri hektara imanja. To su obrađivali neki Džavid i Huso, Albanci iz Prištine. Imali su kuću na dvadesetak metara od naše.

Što se Turaka tiče, oni su bili age i begovi i imali su velika imanja od po pet, deset i više hektara. Turci su se bavili baštovanstvom, imali su bašte van grada iz kojih su snabdevali Prištinu povrćem. Turci su sebe kotirali visoko i smatrali su da njihova deca ne mogu i ne treba da rade fizičke poslove. Na svojim imanjima su zapošljavali Albance. ).

Serbët me rrenat e tyre shkojnë edhe më larg : “  Urreheshin nder veti edhe pse ishin të të njëjtës fe. Turqit kurrë  nuk martoheshin me gra shqiptare. Por ato vite kushti për të mbetur në Kosovë duhej të duhej të bënin martesë të përzier me shqiptarët “

Dhe ankohet propaganda serbe :” Mu ne kohën e ikjeve të turqve ngritët në Prishtinë ,përmendorja e vëllazërim bashkimit ( e cila eshte edhe sot fxh) “

Prishtina 1948- 68 . ( Çfarë poshtërsie  serbe !)

“Pasi që pastrimi etnik i turqve u krye  ( 1948-1968 ) u krye në tërë Kosovën, numri i turqve u zvogëlua ne 1-2 % , dhe pasta u ndal dhuna ndaj të mbeturve. Prishtina u mbush  me shqiptar nga fshatrat për rreth por edhe nga Shqipëria, filloi marrja e pronave serbe dhe zullumi mbi serbet”

(“Celu Prištinu su naselili Šiptari iz susednih sela ali i iz Albanije. Sluge su, to se nazivalo socijalističkim preobražajem, prvo gospodare stavili pod zulum. Valja priznati istinu da su Albanci turska imanja uglavnom kupovali, a pitanje cene se, u opštoj bežaniji, nije postavljalo.

Imagjinoni një shpifje serbe: Në Matiqan aso kohe ne një gropë u gjetën nëntë  serbë të prerë në fyt nga shqiptarët (Najmasovniji zločin nad Srbima zabeležen u vreme komunizma se dogodio u selu Matičane, gde je u jednoj jaruzi pronađeno devet Srba, zaklanih.”

“Dhe erdhi viti 1968 , viti i demonstratave masive dhe shkatërrimtare të shqiptarëve.”

Po sot, pyesin mediumet serbe , sa turq kanë mbetur.?

Dhe kështu serbet i flisnin ndoshta edhe Erdoganit , dhe qanin hallet me të për zullumin shqiptar ndaj turqve.

“Mbledhjet ishin pa praninë e gazetarëve dhe udhëheqje se Kosovës. (supozim i imi )

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close