Mbi 107 mijë qytetarë morën dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 356.771 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për 19 raste të reja COVID-19.

Njoftimi i plotë:

24 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

Në total numri i rasteve aktive është 137.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close