Presidentja Osmani shpall të hënën ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore, pas aksidentit me autobus në Kroaci, që ka lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të plagosur.

Autobusi me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, rreth orës 6:00 të mëngjesit të së dielës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Në njoftimin e presidencës është thënë se për shkak të aksidentit dhe viktimave, Osmani, e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe të hënën do të jetë në Kosovë.

Osmani ka qenë në Japoni për të përkrahur ekipin e Kosovës, që po merr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Arrestohet shoferi

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Kurti dhe disa ministra nisen drejt Kroacisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur të dielën drejt Kroacisë, bashkë me disa ministra.

“Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë.

Policia kroate e ka konfirmuar më herët se autobusi ka qenë me targa të Kosovës.

“Gjatë hetimit, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një autobus me tabela të Kosovës dhe sipas informacionit që kemi aktualisht, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spitalin në Sllavonski Brod për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Brod Posavina, Damir Breziq, për Radio Televizionin Kroat (HRT)./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close