Qytetet e mëdha termale të Europës Trashëgimi Botërore të UNESCO-s

ATSH-AFP/ – Qytetet e mëdha me ujëra termale të Europës, anije të hidroterapisë europiane, shumë të njohura midis fillimit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XX, hynë sot në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shtatë vende kishin depozituar kërkesën e regjistrimit për njëmbëdhjetë qytete të tyre: Bad Ems, Baden-Baden, Bad Kissingen (Gjermani); Baden bei Wien (Austri); Spa (Belgjikë); Vichy (Francë); Montecatini Terme (Itali); Bath (BM); Franzensbad, Karlovy Vary, Marienbad (Republika Çeke).

“Qytetet e mëdha llixha të Europës përbëjnë një dëshmi të jashtëzakonshme të fenomenit termik europian, që i ka rrënjët në Antikitet, por që arriti kulmin midis viteve 1700 dhe 1930”, theksoi projektligji i Deklaratës së Vlerës Universale, që u miratua sot.

Komiteti i Trashëgimisë ka njohur vlerën universale të këtyre qyteteve, të cilat, edhe pse “të ndryshme … janë zhvilluar rreth burimeve të ujërave minerale, që kanë qenë katalizatori për një model të organizimit hapësinor, i kushtuar funksioneve kurative dhe terapeutike, rekreative dhe sociale”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close