IA parashikon ”portretin” e të gjitha proteinave njerëzore, një revolucion biologjik

/ATSH-ANSA/ – Një epokë e re në biologji hapet falë ”portretit” më të plotë dhe të saktë të proteinave në trupin e njeriut.

Kjo u krijua nga sistemi i inteligjencës artificiale AlphaFold, i zhvilluar nga kompania britanike ”DeepMind”, që arriti të parashikonte strukturën 3D të 20 000 proteina të shprehura nga gjenomi i njeriut, përveç atyre të 20 organizmave të tjerë, thelbësore për kërkimin.

Rezultatet, të botuara në revistën ”Nature”, janë mbledhur në një bazë të dhënash që, në bashkëpunim me Laboratorin Evropian të Biologjisë Molekulare (EMBL), është bërë i arritshëm lirisht për shkencëtarët nga e gjithë bota, për të përshpejtuar kërkimet në fushën e shkencave të jetës, për të zhvilluar barna të reja dhe për të shfrytëzuar sa më shumë burimet e planetit.

Baza e të dhënave rrit shumë njohuritë e marra deri tani, më shumë sesa dyfishimin e numrit të strukturave të proteinave njerëzore të parashikuara me shumë saktësi.

Nga ana tjetër, inteligjenca artificiale arriti që brenda disa muajsh të parashikonte pozicionin e 58% të aminoacideve me një diferencë të mirë sigurie, ku 35,7% u lokalizua me një shkallë shumë të lartë besimi, praktikisht dyfishi i asaj që u mor eksperimentalisht.

“Kjo do të jetë një nga të dhënat më të rëndësishme nga hartëzimi i gjenomit njerëzor. Bërja e parashikimeve nga AlphaFold, të arritshme për komunitetin shkencor ndërkombëtar hap shumë rrugë të reja kërkimi, nga sëmundjet e neglizhuara deri te enzimat e reja për bioteknologjinë dhe shumë më tepër. Është një mjet i ri i shkëlqyer shkencor, që plotëson teknologjitë ekzistuese dhe lejon zgjerimin e kufijve të të kuptuarit tonë të botës”, theksoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i EMBL, Ewan Birney.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close