Valon Syla nuk është vetëm!

E shkrova që Valon Syla nuk është vetëm sepse valonsyla kemi në të gjitha segmantet e shoqërisë kosovare; i kemi në universitete, në Akademi, i kemi në mjediset pamore dhe ato që dëgjihen , i kemi në rrjetet sociale, të cilët qoftë mga smira, qoftë nga shpirtëngushtësia janë në shërbim të qoftëlargut.
Si mendoni që Valon Syla të jetë çdo natë në Tv dhe pastaj. në rrjetet sociale, me temë të caktuar, temë për të cilën është i porositur ? Kjo nuk është e rastit , nuk është humor i pa krypë por një ofendim që i bëhët gati një milion mërgimtarëve duke u tallur me ata, duke i ofenduar, shkurt duke i “shpallur” si të pa dëshirurar në vendlindjen e tyre.

Të dhëmbë zemra kur e sheh atë njeri duke folur dhe çdo herë të njejtën temë. Ashtu i pa penguar asnjë herë flet e flet çdo mbrëmje ky i lënduar në kokë.
Por ai nuk është vetëm ,atij i rrinë shumë veta mbrapa duke e “furnizuar” me goditje të reja dhe duke i dhënë hapësirë . Mjerë kombi, mjerë intelektualët mjerë….
Të sqarohemi pse shkuam në mërgim ? ( sepse edhe unë isha mbi 15 vjet )?
Na detyroi varfëria , presioni politik serb, vrasjet, lufta.

Por si do të ishtë Kosova pa mërgimtarë ? kush e financoi në Fondin e 3%-shit ? Kush e ndihmoi dikur TV e Prishtinës të mbijetojë ? Kush e financoi Luftën e UÇk– me para dhe me ushtarë? – Ja këta ishin mërgimtarët.

Sa të dobët dhe të pa moralshëm që jemi ! Shitemi dhe stërshitemi për pak para. Marre na qoftë. Turp na qoftë !

Dhe të gjitha ato të mira që na i sollën mërgimatrët ( gyrbetçarët ) ne i harrojme dhe edhe tallemi me ta.

Edhe diçka, po mos të ishin mërgimtarët, si do të jetonin familjet e tyre këtu në Kosovë ? Edhe me e rënda sikur Perëndimi të mos na i hapte dyert, dhe të gjithë të ishim në vendin tonë, si do të përfundonin gjërat?

Çka do të kishim ngënë , si do të ishim veshur dhe mbathur ? Shkurt nuk do të dilnim nga zgjedha serbe, dhe të kënaqeshim me primitivizmin e trashëguar turko- serb.
Ra kjo fatkeqësi dhe pamë se çdo të thotë të jesh mërgimtar, dhe kemi valonsyla në mesin tonë.

Fahri Xharra, Gjakovë, 25.07.21


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close