Lekaj Prljaskaj: Një i aksidentuar është në gjendje kritike

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka treguar se gjendja shëndetësore e një pasagjeri të autobusit që u aksidentua dje në Kroaci është e rëndë.

Ajo ka thënë se dy pacientë tjerë që kanë qenë në gjendje të rëndë nuk janë më në rrezik për jetë, ndërsa 26 pacientë janë liruar nga spitali.

“Një person është në gjendje kritike, gjatë mëngjesit ju ka keqësuar gjendja. Atë e kanë dërguar në Zagreb. Dy të tjerë nuk janë në rrezik. Sot do të lëshohen nga spitali 26 persona. Në përgjithësi situata është stabile”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se është vendosur që me 1 aeroplan të gjithë pacientët dhe kufomat të kthehen në vendlindje.

Lekaj-Prljaskaj ka thënë se shteti kroat ka dhënë maksimumin në trajtimin e pacientëve.

“Shteti kroat ka dhënë maksimumin duke filuar nga emergjenca, shoqëria civile, spitalet e deri te qeveria. Dje e tregoi me veprën e tij kryeministri i Kroacisë i cili para se të arrij kryeministri i Kosovës arriti dhe i vizitoi pacientët. Edhe me ardhjen e kryeministrit prapë e bëri një vizitë dhe u zotua që shpenzimet dhe trajtimet mjekësore do të shkojnë në llogari te shtetit kroat. Sa i përket medicinës është në nivel. Dje isha tërë ditës me ta dhe gjatë bisedës kuptova se edhe shumë teknik medicinal që gjendeshin në pushim vjetor janë thirr dhe kanë ardhur ta kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë ajo në T7.

Tutje ajo ka thënë se kanë qenë momente shumë të vështira kur familjarët e pasagjerëve e kanë kuptuar se familjarët e tyre kanë vdekur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close