Dje ishte dita më e frikshme e jetës time

Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët që ishin në autobusin i cili u aksidentua dje për t’i lënë të vdekur 9 udhëtarë dhe njërin nga shoferët, tha sot para mediave kroate se dje ishte dita më e frikshme e jetës së tij.

Ai shpëtoi me lëndime të lehta dhe gruaja e tij pritet t’i nënshtrohet operacionit sot.

“Më zuri gjumi, dëgjova një të shtënë shumë të madhe, u hodha nga autobusi dhe u gjenda në rrugë. Në kohën e aksidentit, isha në anën e majtë në dyshemenë e autobusit”, tha ai.

“Unë pashë shumë të plagosur në livadh, gjithçka ishte aty, dikujt iu shqye krahu, unë kurrë më herët nuk kam parë diçka të tillë në jetën time”, tha Gashi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close