Më 28 Korrik 1996 gjenden eshtrat e “Njeriut Kennewick”

28 Korrik 1996 – Eshtrat e një njeriu parahistorik gjenden në afërsi të qytetit Kennewick, shteti Washington – sot të njohura si Eshtrat e Njeriut Kennewick – analizat kanë treguar se ato i përkasin një njeriu që ka jetuar 9 mijë vjet më parë. Karakteristikat e tij anatomike dolën se ishin krejt të ndryshme nga ato të amerikanëve vendas (të quajtur indianë të Amerikës).

Gjetja e skeletit shkaktoi një përplasje ligjore nëntë-vjeçare mes shkencëtarëve, qeverisë amerikane, dhe fiseve autoktone – këta të fundit thonë se Njeriu Kennewick është një nga paraardhësit e tyre. Në shkurt 2004, Gjykata e Apelit e shtetit Washington vendosi se një lidhje mes ndonjë fisi vendas të Amerikës dhe Njeriut Kennewick nuk ishte e justifikuar gjenetikisht.

Eshtrat e Njeriu Kennwick, shtatlartë, i bardhë (evropian) janë më të vjetrat të gjetura ndonjëherë në Amerikën e Veriut; disa thonë se ai ishte pasardhës i njerëzve nga Azia Qendrore të cilët lundruan përgjatë breg-oqeanit në veri në Amerikë, ashtu si të tjerë prej tyre u dyndën në atë që sot është Evropë.; ka edhe nga ata që thonë se Njeriu Kennwick ishte një nga mbijetuesit e Atlantis, qytetërim i zhdukur misteriozisht.

Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close