Rritje e të infektuarve me koronavirus, 250 raste aktive

Dy ditë e fundit në vend është shënuar rritje e të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orëshin e kaluar nga 3,669 teste të kryera, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close