“Mini Shengeni” do të quhet “Ballkani i Hapur” , përfshihen tre marrëveshje

Kjo nismë do t’i japë mundësi vendeve bashkëpunuese në rajon për të hapur kufijtë me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznisit në Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani i Hapur” kështu do të quhet bashkëpunimi mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Tre marrëveshjet e firmosura:

E para: Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

E dyta: Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

E treta: Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close