“Ballkani i Hapur”,shumë shpejt s’do të mbahet mend as nga letrat ku u nënshkrua!

Nga Xhelil Arifi -29 korrik


Asnjë nismë ballkanike,e as kjo e “Ballkanit të Hapur-Mini Shengenit” nuk ka gjasa të përjetojë ndonjë sukses afatgjatë,aq ma pak kur kjo iniciativë nuk ka ndonjë mbështetje të qartë ndërkombëtare (përveç nëse asht duke u përkrahur nga Rusia),dhe nuk asht e krijueme nga nevoja e sinqertë për të avancuar ekonominë dhe paqen,por për t’i shtyrë përpara interesat politike dhe ndoshta inatet me BE-në!

Shumë shpejt,sapo t’i vijë momenti i ndonjë ndryshimi politik në vendet përkatëse që nënshkruan sot,por edhe ngase asnjëra nga këto tri vende nuk asht ndonjë demokraci stabile,kjo nismë do të mbetet vetëm në ato letrat ku u nënshkrua ajo.Dhe zor se një ditë i gjen edhe ato,nëse i kërkon.
Për të qenë diçka serioze si iniciativë politike e ekonomike në Ballkan,të gjithë e dimë se ajo duhet të jetë një diçka që vjen si propozim ndërkombëtar,konkretisht nga bota e fuqive perëndimore.

Siç e dimë ,gjatë historisë së re nuk ka pasur ndonjë iniciativë dhe bashkëpunim rajonal në këtë pjesë të Ballkanit ndërmarrë nga vet shtetet -popujt e këtij rajoni që ka pasur sukses!përveç ndoshta ato aleancat ushtarake anti-shqiptare.

Kjo sepse nuk ekziston të paktën as një grimë sinqeriteti në këtë iniciativë,përderisa kurrë nuk pati një qëndrim minimal paqesor të politikës serbe ndaj popujve kundër të cilëve ajo bëri luftë shkatrrimtare.

Për t’u futë në këto iniciativa ,s’pari duhet ndrruar mentaliteti,e jo këndej të vringllohet me armë e armiqësi e këndej të kërkosh nisma kinse në shërbim të paqes.

Pikërisht për këto,”Ballkanit i Hapur”,shumë shpejtë do të ngelet veç një iniciativë që nuk e përkrahin as edhe vet nënshkruesit e saj.

Le të shohim ,e të më demantojë koha!

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close