Digjen 50 hektarë të Bjeshkëve të Nemuna

50 hektarë janë përfshirë nga zjarri që nga dita e djeshme të një pjese të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaktari i përhapjes së madhe të zjarrit në fshatin Shtupeq i Madh në Rugovë, mirëpo kjo zonë sot është lokalizuar. Përveç njësiteve të FSK-së, zjarrfikësve, pjesëtarëve të parkut dhe Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe publikun në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koqinaj. Ai thotë se si shkak i temperatura të larta është përkeqësuar gjendje.

“Situata ditëve të fundit është përkeqësuar shkaku i rritjes së temperaturave. Ku si pasojë dje prej mesditës në parkun nacional ‘Bjeshkët e Nemuna’, ka shpërthyer një zjarr i përmasave të konsiderueshme dhe ka lënë pasoja, e vazhdon të lë pasoja në sipërfaqen e parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna, konkretisht në zonën e fshatit Shtupeq”, tregon ai.

Pas përfshirjes së zjarrit, ai tregon se janë aktivizuar të gjitha njësitë e Pejës, njësitë e FSK-së, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të parkut. Megjithatë, janë vënë në dispozicion edhe helikopterët e KFOR-it.

“Përmes Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qendrën e Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është kërkuar ndihma nga KFOR-i. Dhe ajo ndihmë është ofruar me helikopterë, sepse terreni i goditur nga zjarri në parkun kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna”’, është jashtëzakonisht i papërshtatshëm në sipërfaqet e thepisura. Njësitë e kanë bërë të pamundurën reagimin me kapacitetin tokësor”, shton Koqinaj.

Koqinaj tregon për KosovaPress se sa është sipërfaqja e cila është përfshirë nga zjarri.

“Njoftimi i fundit nga ekipi menaxhues në terren është se zjarri ka pushuar në kuptimin e shpërthimit të hapur. Por rreziku paraqitet patjetër si i tillë, sepse zjarret në male apo pyje janë tinëzare dhe dinë të heshtën për një periudhë derisa nuk riaktivizohen sërish[…]U raportua se sipërfaqja e goditur është 10 hektarë, ndërsa në orën e mbrëmshme kemi ardhur në përfundim se përafërsisht janë 50 hektarë të goditura”, shprehet ai.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar përhapjen e zjarrit në këtë zonë. Megjithatë, Koqinaj shton se gjatë kësaj vere ka pasur edhe zjarre të tjera, por të menaxhuara lehtë me kapacitetet lokale.

“Ne ende nuk e kemi informacionin se ku ka qenë shkaktari dhe kush e ka nis atë zjarr, apo kush e ka nis. Hetimet do të bëjnë vlerësimin dhe do të dalë me konstatim se nga ku është nis dhe ku ka qenë vatra iniciuesi i zjarrit”, përfundon Koqinaj për KosovaPress.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pas shëtitjeve apo piknikëve në hapësira të hapura, duke mos lënë zjarre të ndezura.

Kujtojmë se si shkak i temperaturave të larta, është raportuar për zjarre edhe në Turqi e Shqipëri. Madje, numri i të vdekurve në Turqi si pasojë e zjarreve pyjore ka shkuar në gjashtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close