Fluks mjetesh drejt bregdetit të jugut

ATSH/ Policia Rrugore apeloi për zbatim të rregullave të qarkullimit, nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin bajpasin duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në bajpas.

Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në çdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore që monitorojnë me kamera qarkullimin.
Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close