OBSH: Varianti Delta është një paralajmërim për të vepruar

ATSH-AFP/ – Varianti Delta i COVID-19, që është burimi i një vale të re infektimesh në shumë vende, është një paralajmërim që inkurajon të ndërmerren veprime shpejt, para shfaqjes së mutacioneve më të rrezikshme, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Delta është një paralajmërim, që na thotë se virusi po evoluon, por është gjithashtu një thirrje për të vepruar, për të bërë diçka para se të shfaqen forma më të rrezikshme variantesh”, tha Dr. Mike Ryan, përgjegjës për situatat emergjente në OBSH.

“Të njëjtat masa, që kemi aplikuar më parë, do ta ndalojnë këtë virus. Ato e ndalojnë variantin Delta veçanërisht nëse shtoni vaksinimin”, shtoi Ryan.

Për muaj me rradhë, OBSH po shpjegon se mënyra më e mirë për të luftuar kundër pandemisë është shpërndarja e vaksinave në mënyrë të drejtë në të gjithë botën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close