Kurti :“Ballkani i Hapur”, tendencë e Vuçiqit për hapje ndaj Rusisë e Kinës

Pas vizitës në ekspozitën e librave të vjetër dhe shtypit të kohës gjatë demonstratave të vitit 81, në veçanti atyre që i referohen figurës së Ukshin Hotit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në bashkëbisedimin me poetin e mirënjohur Xhevdet Bajraj në Teatrin Kombëtar, me çrast edhe u promovuan librat e tij: “Ca kokrra rrushi nga Rahoveci”, “Kur qajnë hardhitë”, “Me zemër në qese najloni” dhe “Vrasja e Mushkonjës”.

Më pastaj, në pyetjet e gazetarëve mbi takimin e liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në Shkup, ku u riemërtua iniciativa e Novi Sadit (e ashtuquajtur Mini-Schengen) në “Ballkani i Hapur”, kryeministri Kurti shtroi pyetjen se për çka do të jetë i hapur ky Ballkan?

Ai tha se përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq refuzon të ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, duket tendenca e tij që Ballkani të jetë i hapur për fuqitë nga Lindja, sidomos për Federatën Ruse, por edhe për Kinën, si dhe i hapur për autokraci, oligarkë e kriminelë lufte, në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close