BioNTech planifikon zhvillimin e vaksinës mRNA kundër malaries

ATSH-DPA/ – Firma farmaceutike gjermane BioNTech po planifikon të zhvillojë një vaksinë mRNA kundër malaries në vitet e ardhshme, me një studim klinik që pritet të fillojë deri në fund të vitit 2022, njoftoi kompania.

Vaksinat mARN përbëhen nga udhëzime gjenetike për qelizat njerëzore aq sa për të zhvilluar vetëm një fragment të virusit kundër të cilit do të mbrohet trupi.

BioNTech tha se plani është të zhvillonte një vaksinë mRNA e sigurt dhe shumë efektive, që të garantonte imunitet afatgjatë kundër malaries.

Kompania po shikon, gjithashtu, mënyra për të krijuar objekte prodhimi në Afrikë që janë në gjendje të prodhojnë vaksina me bazë mRNA.

Malaria është një sëmundje kërcënuese për jetën, e shkaktuar nga parazitët, që u transmetohet njerëzve përmes pickimeve të mushkonjave femra Anopheles të infektuara.

Ajo është e parandalueshme dhe e shërueshme.

Sidoqoftë, malaria konsiderohet ende një nga sëmundjet infektive më të rrezikshme në të gjithë botën.

Në vitin 2019, OBSH regjistroi 229 milionë raste dhe mbi 400 000 vdekje të lidhura me të, shumica e tyre midis fëmijëve nën moshën pesë vjeç.

Shkencëtarët kanë dekada që kërkojnë për një vaksinë të besueshme, por asnjëra nuk është miratuar deri më tani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close