OBSH: Varianti Delta i COVID-19 nuk prek specifikisht fëmijët

ATSH-AFP/ – Varianti Delta nuk synon në mënyrë specifike fëmijët, në kundërshtim me atë që sugjerojnë disa hipoteza, tha Organizata Botërore e Shëndetit, duke raportuar një rritje të shkallës së infeksionit “në të gjitha grupmoshat”.

“Do të jem shumë e qartë: ne nuk kemi zbuluar se varianti Delta synon në mënyrë specifike fëmijët”, tha ekspertja amerikane Maria Van Kerkhove, drejtoreshë e ekipit teknik për COVID-19, gjatë një konference për shtyp.

“Ka pasur pretendime, sipas të cilave variantet synojnë në mënyrë specifike fëmijët, por, në fakt, ky nuk është rasti. Ajo që ne po shohim është se variantet synojnë ata që janë të përzier shoqërisht”, shtoi specialisja.

Varianti Delta, shumë më ngjitës se variantet e mëparshme të COVID-19, tani është zbuluar në 132 vende.

Sipas të dhënave të mbledhura në Britaninë e Madhe, ku doli varianti Alpha, si edhe ato të mbledhura në kohën e përhapjes së variantit Delta, ka një shkallë të shtuar të infeksionit “në të gjitha grupmoshat”.

OBSH theksoi se po punohet për të fituar një kuptim më të mirë të dinamikës së variantit Delta dhe për të kuptuar pse është kaq ngjitës.

OBSH nuk po merr parasysh riemërimin e variantit Delta, si COVID-21, “sepse sëmundja është e njëjtë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close