Twitter teston blerjet e drejtpërdrejta

ATSH-AFP/ – Twitter ka zhvilluar një mjet për t’u mundësuar markave shitjen e drejtpërdrejtë të produkte të tyre nga rrjeti social, një hap tjetër në strategjinë e tij të diversifikimit dhe një modalitet i ofruar tashmë edhe nga rrjetet e tjera sociale.

Platforma amerikane kërkon ekuilibrin midis nevojës për të ardhura dhe rrezikut të transmetimit të shumë reklamave.

Kjo është arsyeja pse Twitter po teston formate të reja dhe abonime me pagesë, ndërsa numri i përdoruesve të përditshëm, të ashtuquajtur “të fitueshëm nga para”, pra që janë të ekspozuar ndaj reklamave në rrjet, arriti në 206 milionë në fund të qershorit.

Në varësi të funksionit pilot të nisur, reklamuesit do të mund të shtojnë një “modul dyqani” në profilin e tyre, ku përdoruesit e internetit do të lëvizin nëpër produktet e ndryshme pa patur nevojë të largohen nga aplikacioni, për të zbuluar karakteristikat e tyre dhe madje edhe për të blerë.

Mjeti, fillimisht, do të jetë i disponueshëm vetëm për një pjesë të vogël të markave, në SHBA, në anglisht dhe në pajisjet Apple./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close