Sindromi antiamerikan, çdo ditë e më i fortë në Shqiperi!

Shkruan Fahri Xharra
Sindromi ” Princ Vidi ” te udhëheqja shqiptare është frika nga Perëndimi dhe Amerika, sepse ato nuk duan anarki shoqërore shqiptare.Rusia ka plane tjera.
      E ne nuk e deshëm pavarësinë në vitin 1912 , ishim mësuar të jemi robër. Ne, nuk dinim se ç`ka është pavarësia ; nëse ajo hahej  apo pihej , apo shkërdhehej. Nuk mund ta paramendonim se si do të dukej ajo ; e madhe  , e vogël , e ëmbël , e thartë ,e hidhur apo  me krypë ….

 

Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë.

(Sot kush janë kuçedrat antiamerikane ? )

Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke.

« Esad Pasha, i cili e minoi Mbretërinë e Princit Vid duke i shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë, shpalosi idenë e ardhjes së një prijësi mysliman në krye të fronit shqiptar. Ky, me truqe të ndryshme, mundohet të bindë fshatarët e zonës, të cilët ende nuk e kishin të qartë konceptin e Shqipërisë së pavarur, se Turqia ende nuk na ka harruar dhe se duhej të përpiqeshim për të. «

(Sot po minohet amerikanizmi, dhe e duam Rusinë mbrapa)

 « Në këtë valë fanatizmi e prapashkuarje, me vendosmërinë e një psikopati u paraqit në skenë Haxhi Qamili. Si fëmijë kishte dhënë shenja të një sëmuri mendor duke ngrënë sapun e duke i kafshuar njerëzit në dhëmbë pa arsye. Ideja e tij se vetëm myslimani ka të drejtë, se pushka e kaurit (mendohet në Vidin) nuk merr nishan dhe se plumbi i tij shkon shtrembër, bëri bujë në atë kohë. «
(Edhe sot nuk na pelqen mbrojtja amerikane, e duam ate ruse.)
« Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (« Duam Shqipëri pa Europën « ) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj perëndimit.
( Sot duam Shqiperi pa Amerikë, e duam babën rus)
“… Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit,dëshmoj për mënxyrën që na ka ra mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… kishte me thënë Gjon Nikollë  Kazazi i Gjakovës  dhe do të vazhdonte : » Pra ,sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të semurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen.Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin  e popullit tonë«
Murtajen anti civilizim po na e sjellin mu ata të letrës së Ramiz Alise ku thoshte :mos  e lëshoni pushtetin !
Por, si popull, për t`u bërë gaz i botës, sindromi «  Princ Vidi «  shfaqet  edhe në kohën e shtetit të pavarur shqiptar pikërisht tani kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.
Sindromi «  Princ Vidi «  shfaqet si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur
» mosdurim ndaj Europes dhe Amerikes« dhe shfaqet me përmasa jo aq vogla, me tendencë rritjeje në shoqërinë shqiptare edhe pas 100 e sa vjetësh
Pse udhëheqja është prosllave? Sepse garancat i kemi nga Rusia, që nëse largohet Amerika, këta do të jènë tê perhershëm në krye të shtetit ashtu si dëshirojnë.

 

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close