Kryeministri Kurti: Është evidente që komunat nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me komunat që u përfshinë nga zjarri.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se është evidente që komunat nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës por që zonat e rrezikuara po ndihmohen nga komunat fqinje.

Kurti: Është evidente që komunat nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës

“Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e Mbrojtjes, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave janë po mundohen të bëjnë krejt çka munden bashkë me komunat. Është evidente që komunat nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës ndonëse mund të kenë pajisje të mjaftueshme prandaj edhe komunat fqinje po i ndihmojnë komunat e rrezikuara. Jam në kontakt të vazhdueshme me kryetarët e komunave dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirën”, u shpreh Kurti.

Për të mbajtur situatën nën kontroll, Kurti thotë të jenë mobilizuar maksimalisht ku edhe kanë kërkuar ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-i.

Ai ka përmendur edhe ndihmën e qytetarëve vullnetarë të cilët ndihmuan në shuarjen e zjarreve, për çka tha se mbajtja e zjarreve të egra paraqet një sfidë për shtetin.

Kurti: Mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidë të madhe për shtetin

“Ne tash si institucione po mobilizohemi maksimalisht kemi kërkuar edhe ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovë madje edhe të KFOR-it por besoj që mbajtjen nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet një sfidë të madhe për shtetin tonë por duke falënderuar edhe qytetarëve dhe vullnetarëve kemi arritur që tash për tash mos te kemi dëme të mëdha materiale e sidomos të mos kemi dëme në njerëz”, tha Kurti para mediave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close