Zbulohet në Pompei një varr unik për kohën e vet

ATSH-ANSA/ – Në rrënojat e Pompeit është zbuluar një varr shumë i veçantë, i mbyllur, me një fasadë të zbukuruar me bimë jeshile në një sfond blu.

Veçantia e tij qëndron në faktin se ai është gjetur në një dhomë varrimi të një periudhe kur trupat e të rriturve në qytet digjeshin gjithmonë.

Gjithashtu, në të ka edhe një mbishkrim prej mermeri, që konfirmon se në teatrot e kolonisë romake, të paktën në dekadat e fundit para shpërthimit, në vitit 79 pas Krishtit, recitohej edhe në greqisht.

Një tjetër veçanti ka të bëjë me kushtet e ruajtjes së të ndjerit, i cili pjesërisht duket i mumifikuar, me kokën e mbuluar me flokë të bardhë, një vesh i ruajtur pjesërisht, si edhe pjesë të vogla të pëlhurës që e mbështillnin atë.

“Kjo është një enigmë të cilën po e studiojmë për të kuptuar nëse trupi është balsamosur dhe përse”, tha njëri nga arkeologët.

“Një nga skeletet më të mirë të ruajtur të qytetit antik”, shtoi ai.

I ndërtuar jashtë Porta Sarno-s, një nga portat kryesore të hyrjes në qytet, varri, që daton në dekadat e fundit të jetës së Pompeit, i përket Marcus Venerius Secundio, një ish-rojtar i Tempullit të Venusit (një e dhënë shumë e rëndësishme, sepse romakët e quanin koloninë Venus), si edhe një Augustale ose, ndryshe, anëtar i një kolegji priftërinjsh të kultit perandorak.

Testet e para mbi trupin treguan se ai ishte mbi 60 vjeç dhe kurrë nuk kishte bërë punë të rënda.

Ndër misteret për t’u zgjidhur është edhe prania në rrethim e një urne qelqi me hirin e një gruaje, Novia Amabilis, ndoshta gruas së tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close