Pse ndodhi lufta? (Fragment nga drama STACIONI)

SHUKI
Pse ndodhi lufta?
LALA
Ose pse ndodhin luftërat?
PROFESORI
Ka shumë PSE-ja dhe një përgjigje.
LALA
Luftërat ndodhin për t’i zgjidhur problemet.
PROFESORI
Në fakt dy përgjigje: një, për t’i zgjidhur problemet dhe dy, për t’i krijuar problemet.
KOMANDANTI
Kur të fton atdheu, atëherë lufta është e shenjtë.
LALA
Ashtu është. Por, disa shkuan në luftë pa i ftuar atdheu. Thjesht shkuan për të humbur kohën që u tepronte. Disa shkuan pa e ditur se ku shkojnë. E kur njërin e pyetën ata të huajt se pse shkuat për të luftuar, ai tha: ishte modë. Ballkani duhej pak të dridhet, sepse Ballkani s’do të ishte Ballkan po që se paqja bëhet e mërzitshme.
KOMANDANTI
Ne luftuam për të drejtat tona, për më shumë demokraci…
PROFESORI
Dhe për pushtet.
KOMANDANTI
Atdheu e ka pushtetin e vet.
PROFESORI
Edhe pushteti e ka atdheun e vet.
(Fragment nga drama STACIONI)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close