Supë e lehtë verore

Supa më ideale për stinën e verës. Me shije fantastike dhe me perime të freskëta.

Kungulleshka e mashurka të njoma, patate të reja dhe karrota të freskëta, të gjitha vlerat në një pjatë të vetme.

Kjo është një recetë e thjeshtë por e pasur në vlera ushqyese, e cila krahas shijes fantastike rigjallëron organizmin dhe gjithë trupin gjithashtu.

Më poshtë keni përgatitjen e supës verore me perime, e cila me siguri do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin e do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Kjo supë shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të thekur apo byrekë shtëpie si dhe me sallata të freskëta të stinës.

Supa e verës është alternativë fantastike për t’u konsumuar në vaktin e drekës por edhe të darkës gjithashtu.

Përgatitja e supës verore me perime

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona – nëse preferoni mund ta përgatisni edhe pa mish)

200 gr mish pule ose mish viçi

Dy karrota (mesatare)

Dy patate (mesatare)

2 kungulleshka (mesatare)

Një tas mesatar me mashurka

1 filxhan çaji bizele

2 speca të gjelbër

1 kokër qepë

4 lugë vaj ulliri

1 l lëng mishi (mund të përdoret edhe ujë)

1 lugë çaji miell

Kripë

Majdanoz ose Kopër

Përgatitja

Si fillim, pasi i keni pastruar mirë, prisni të gjitha perimet në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët të prera hollë me ndihmën e një thike.

I kaurdisim derisa volumi i tyre të bjerë. Nëse do e përgatisni me mish, shtoni mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe kaurdiseni për 2 minuta.

Më pas shtojmë të gjitha perimet. Shtoni miellin dhe kaurdisini për disa minuta.

Hidhni kripën dhe lëngun e mishit (ose ujin).

I lëmë të zjejnë të gjitha bashkë derisa perimet të zbuten.

Në fund, sipas dëshirës kur serviret supës i hidhet majdanoz ose kopër e grirë hollë. Serviret e ngrohtë dhe spuerkatet me pak lëng limoni./agroweb

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close