34 vjet më parë, më 3 shtator 1987 në Paraqin të serbisë është vrarë, Aziz Kelmendi

Më 3 shtator të vitit 1987 është vrarë Aziz Kelemdi. Ai kishte lindur në fshatin Karaçicë të  Drenicës. Ishte vrarë në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi paraprakisht dyshohej se kishte vrarë katër  ushtarë jugosllavë.  Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se u krijuan dy versione krejtësisht të kundërta. Versioni zyrtar i eprorëve të Armatës së Jugosllave, i politikës zyrtare  dhe i komunistëve të Kosovës, deklaronte se i riu Aziz Kemendi ishte i indoktrinuar me nacionalizëm dhe irredentizëm shqiptar dhe kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë e pak më vonë e kishte vrarë edhe vetën.

Versioni tjetër i përfolur në Kosovë, që i shkonte përshtati politikës durimtare pacifiste, kishte projektuar versionin se Shërbimi Sekret Serb  brenda Ushtrisë së Jugosllavisë kishte vrarë vetë katër ushtarët, duke përzgjedhur në mesin e tyre një serb, një kroat një boshnjak dhe një tjetër, me qëllim për të t’ia adresuar ushtarit  shqiptar, Aziz Kelmendi, të cilin e kishin zgjedhur se qengj të flijimit.  Armata jugosllave asokohe dënoi me burg të rëndë tetë nga shokët e tij,  prej 2 deri në 20 vjet burg, të akuzuar se kishin ditur se Aziz Kelmendi po projektonte vrasjen e ushtarëve. Ata Kishin dënuar me burg të rëndë: Rizah Xhaklin, 20 vjet burg, Abdylxhemil Alimanin, 20 vjet, Afrim Mehmetin, 13 vjet, Pajazit Aliun, 13 vjet, Shefqet Paqarizin, 7 vjet, Enver Behlulin, 5 vjet, dhe Riza Alibashiqin, 14 vjet burg dhe  Islam Mahmutin, nga Gjakova, 2 vjet.

 

Fushata kundër Aziz Kelmendit, familjes dhe të njohurve të tij kishte qenë fushatë e egër me shpifje, izolim të familjes, madje edhe me shkrime  të ulëta e fyese./radiokosovaelire.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close