Studimi i madh britanik tregon për efikasitetin e vaksinës kundër coronavirusit

Njerëzit që janë vaksinuar plotësisht (ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës), edhe nëse sëmuren nga COVID -19, ka më shumë gjasa të mos kenë kurrfare simptoma të virusit, ndryshe nga ata që nuk janë vaksinuar, sipas një studimi të madh britanik Të publikuar në “The Lancet “.

Ky studim u krye në “King’s College” në Londër, midis dhjetorit 2020 dhe korrikut 2021.
Rezultati përfundimtar i studimit tregoi se nga pothuajse një milion të rritur të vaksinuar, më pak se 0.2 përqind morën kovid -19 pas vaksinimit dhe 94 përqind nuk kishin asnjë simptomë të virusit.

Gjithashtu, mjekët që u moren me këtë studim theksojnë se probabiliteti që pacientët të marrin kovid 19 dhe të kenë simptoma të virusit në javën e parë, zvogëlohet me një të tretën tek personat e vaksinuar, ndërsa probabiliteti i shtrimit në spital zvogëlohet me dy të tretat.

Autorët e studimit theksojnë se për shkak të këtyre të dhënave, testimi i rregullt dhe vaksinimi i njerëzve është i nevojshëm, pavarësisht nëse ata kanë ndonjë simptomë të koronavirusit.
Dhe kjo procedurë është veçanërisht e rëndësishme, theksojnë autorët, për njerëzit që janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz të pavaksinuar.

Një nga bashkautorët e studimit, Dr. Claire Steves, thekson rëndësinë e tij për njerëzit, sepse tregon efektivitetin e vaksinave të koronavirusit, duke shtuar se është gjithashtu e rëndësishme t’i përmbahen masave të tjera epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e Covid 19 – mbajtja e maskave mbrojtëse, testimi i shpeshtë dhe distanca sociale./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close