BREGU I PIKËLLIMIT, NJË UDHËTIM NËNTËQINDVJEÇAR

Teki Dërvishi (1943-2011) është një ndër shkrimtarët më të spikatur të letërsisë shqipe. Në veçanti Dërvishi shquhet si dramaturg, veprat e të cilit janë inskenuar në teatrot shqiptare dhe evropiane. Vepra letrare e Dërvishit është ende e pastudiuar dhe e pavlerësuar sa duhet. NOA është themeluar, veç të tjerash, për t’i sjellë lexuesit shqiptar veprat e këtij autori në prozë, dramë, poezi, eseistikë dhe publicistikë.
“Në pika të shkurtra, Bregu i Pikëllimit është konceptuar si një udhëtim prej Udhësi i personazhit Lojtari në një hark kohor nëntëqindvjeçar në kërkim të identitetit krijues dhe kombëtar, në kërkim të Motrës së Nëntë Vëllezërve të vdekur — amanet i Nanës të cilën nuk e merr dhéu pa u përmbushur amaneti. Udhësi Lojtar kthehet në Itakën e tij “as i gjallë as i vdekur”, gozhdohet e zhgozhdohet, herë varroset e herë zhvarroset gjatë rrugëtimit nëpër një ferr tokësor të ngjeshur me ngjarje e me aksidente historike, me personazhe që personifikojnë të mirën dhe të ligën, ndjenjat që ngërthejnë në vete erosin dhe thanatosin — epshin dhe magjepsjen pas vdekjes dhe kalbëzimit, me njerëz të prirur për perversione e dekadencë, etje për pushtet, brutalitet, autoritarizëm dhe tendenca për zbutjen, si te Stoikët, të egërsisë së brendshme të individit, veçse këtu jo përmes kontemplacionit filozofik dhe njohjes, po nëpërmjet kamxhikut, zjarrit dhe hekurit, nënshtrimit e poshtërimit…”/Veli Karahoda

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close