Olmo dëshiron të luajë te Barcelona

Dani Olmo thuhet se dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës kishte tentuar transferimin e Olmos, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, RB Leipzig nuk ishte e interesuar ta shiste yllin e tyre dhe ai mbeti në Gjermani.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi dëshiron që sa më shpejtë të kthehet te ‘Blaugranët’ klub ku ka luajtur më parë në kategoritë e reja.

Thuhet se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet në merkaton e dimrit, kur gjiganti spanjoll do të ketë më shumë fonde për të shpenzuar në merkato.

23-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 46 paraqitje me RB Leipzig në të gjitha garat duke realizuar shtatë gola e 12 asistime.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close