Certifikata e vaksinimit kusht për të hyrë në Teatrin e Operas dhe Baletit

Më datë 15 shtator do të mbahet ceremonia gala e hapjes se Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku është kërkuar certifikata e vaksinimit ose një test anti-COVID, i kryer jo më herët se 48 orë, për ata që do të marrin pjesë.

Hapja e Teatrit të Operas dhe Baletit ka sjell pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të sopranos shqiptare Ermonela Jahos, por edhe artistit Placido Domingos, të cilët do të interpretojnë në një duet së bashku “Traviaten”.

Lidhur me pjesëmarrjen do të këtë një numër të kufizuar njerëzish, me ftesa apo bileta që do të marrin pjesë dhe të gjithë do të duhet të mbajnë maskën me detyrim, njofton euronews.albania.

Kjo masë ende nuk është aplikuar në teatro të tjerë në Shqipëri deri më tani, por vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta, që lidhet me situatën pandemike, pra me rritjen e infektimeve në vend.

Kjo do të sjellë për shqiptarët shtimin e masave anti-COVID për të vizituar një prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close