“MEMORIET…” E VISSAR DODANIT

Visar Dodani atdhetar, poet e publicist, njëri nga botuesit e gazetës “Shqipëria” në vitet 1879-’99, më pas sekretar i Komitetit Kombëtar Shqiptar në Gjenevë, por edhe krijues dhe autor i veprave letrare: “Mjalti i bletës”, “Memoriet e mia”, etj. Visar Dodani, ishte një nga figurat më të shquara historike të atdhetarizmit shqiptar në Rumani. U Lind në Korçë, më 1857, dhe vdiq në Bukuresht, më 16 mars 1939, pas një periudhe të bujshme publicistike, letrare e kombëtare.
Në historiografinë e letërsisë shqiptare Visar Dodani njihet më tepër si emër i cituar se sa si publicist dhe shkrimtar që ka dhënë kontribut të denjë për botime gazetash, librash dhe përkthimesh me vlera të pakontestueshme letrare.
Vepra e Dodanit, “Memorjet e mija” (kujtime mbi zhvillimet a para të Rilindjes së Kombit Shqiptar në Bukuresht), është e një rëndësie të jashtëzakonshme albanologjike. U botua në vitin 1930 në Shtypshkronjën “Albania” të Konstancës. Në këtë vepër autori ka përfshirë informacione të bollshme për figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, letërkëmbime, por edhe informacione për ngjarje të ndryshme të kohës të cilën ai e jetoi. Padyshim se edhe kjo vepër është një pasuri e madhe e historisë së Rilindjes tonë të ndritshme Kombëtare. Vlen të theksohet se këtë vepër Dodani ia kushton Mid’hat Frashërit./Hejza

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close