Trieli para zgjedhjeve: Laschet e Scholz grinden, Baerbock e qetë

Kandidatët kryesorë të CDU/CSU, SPD dhe Të Gjelbrit u përballën në një debat të ri para zgjedhjeve, që u kthye më shumë në një grindje mes burrave.

Pozitivja në fillim: Më në fund në Gjermani kemi fushatë zgjedhore. Kandidatët kryesorë në debatin televiziv të ARD dhe ZDF nuk harxhojnë shumë kohë për t’iu kundërvënë njëri-tjetrit. Prokoruria në Osnabryk javën e kaluar kreu kontrolle në Ministrinë e Financave të drejtuar nga kancelari për kandidat, Olaf Scholz për të mbledhur më shumë të dhëna për larje parash. Bëhet fjalë nëse Olaf Scholz veproi energjikisht sa duhet kundër këtij fenomeni.

Sulmi dhe kundërsulmi – Më shumë gjallëri në finalen e fushatës zgjedhore

Kandidati për kancelar, Armin Laschet, kryeministër i landit, Renani-Veriore Vestfali e sulmoi Scholzin frontalisht. “Nëse ministri im i Financave do punonte si ju, atëherë do kishim një problem.” Scholz kundërpërgjigjet, se nuk hetohet kundër ministrisë së tij, por prokuroria ka dashur vetëm të mbledhë informacione. “Zoti Laschet ju duhet të më lejoni t’iu akuzoj, qartë: këtë përshtyje të gabuar e keni bërë qëllimisht.”

Ndjehet qartë: Kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhje. “Triel”, kështu quhet debati zyrtarisht mes tre kandidatëce. Olaf Scholz, ministër Financash dhe zëvendëkancelar kandidon për socialdemokratët, Armin Laschet për Unionin konservator, CDU/CSU dhe Annalena Baerbock për Të Gjelbrit.

Laschet duhet të kalojë në ofensivë

Armin Laschet ka hequr dorë nga pozicioni i i vetëpërmbajtjes në javët e fundit dhe po kalon në sulm. Kandidati konservator nuk ka rrugë tjetër, nëse i beson një sondazhi të Institutit të Opinionit, INSA nga fundjava, SPD arrin 26% të votave,Unioni i CDU/CSU kap 20%, dhe të Gjelbrit 15%. Për një kohë të gjatë, Unioni kryesonte. Vetëm në javët e fundit SPD ka ecur përpara. Prandaj Laschet kaloi në sulm në kongresin e partisë, CSU në Nuremberg. “Në të gjitha vendimet e kohës së pasluftës, socialdemokratët kanë qenë në anën e gabuar.” Gjithmonë kur ka pasur kriza, SPD ka menduar për rritje tatimesh dhe borxhe. SPD u kundërpërgjigj duke folur për një “fushatë denigruese.”

Annalena Baerbock dëgjon dhe qëndron e qetë

Kandidatja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock dhe kryetare e partisë, që në ssondazhe në pranverë madje edhe kryesonte, mbetet jashtë grindjes mes Unionit dhe SPD në debatin 90 minutësh. Të dy burrat grinden, Baerbock hesht. Në disa tema debatohet për detaje: Mësimi pas kohës së krizës së Coronës? Ka pak nuanca ndryshimi në qëndrimet e kandidatëve. Baerbock nuk e refuzon parimisht një detyrim vaksinimi për disa grupe si mjekët e infermierët, Laschet dhe Scholz po.

Ku qëndron problemi me digjitalizimin në Gjermani? Baerbock thotë, se Unioni CDU/CSU në 16 vite në pushtet as luftën kundër ndryshimit të klimës dhe as digjitalizimin nuk e kanë kthyer në çështje prioritare të kancelares. Të Gjelbrit duan të investojnë 50 miliardë euro në infrastrukturë, zgjerimin e hekurudhës, në parqe eolikë. Tani duhet të veprohet, “ndryshe do të bëhet shumë shtrenjë më vonë”, thotë Baerbock. Më pak ambiciozë u shprehën Laschet dhe Scholz, të dy duan nuk ta rrisin shumë çmimin e benzinës.

Politika e jashtme? Afganistani? Nuk janë tema

Dy javë para zgjedhjeve në Gjermanipo dominon politika e brendshme. Bëhet fjalë për pensionet, për tatimet, për burokracinë dhe idenë e sigurimit social qytetar. Ajo që shihet është, se SPD dhe Të Gjelbrit janë pranë në këto tema. Politika e jashtme nuk zë vend shumë të madh në këto debate, asnjë fjalë për Afganistanin, as për 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Edhe temat si armiqësia ndaj të huajve, antisemitizmi apo racizmi e përçarja e shoqërisë nuk preken në debat.

Ende në sondazhe 30% e votuesve janë të pasigurtë, se për kë do të vendosin në 14 ditët e ardhshme. Një sondazh i shpejtë pas gjysmës së parë të debatit televiziv të dielën nxorri Olaf Scholzin si fitues./dw

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close